Report TV: Lezhë, ekzekutohet në makinën e tij vëllai i ish-deputetit Arben Ndoka

  • 6 years ago
LEZHE-Ekzekutohet me armë zjarri brenda në makinë Aleksandër Ndoka, vëllai i ish-deputetit të Partisë Socialiste Arben Ndoka. Aleksandër Ndoka anëtar në Këshillin Bashkiak të qytetit të Lezhës është vrarë në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme.

Policia informon se është njoftuar rreth orës 04:25 se në lagjen ?Nënë Tereza? ka ndodhur vrasja me armë zjarri e Ndokës në mjetin tip ?Mitsubish?, me targa AA 382 SE. Aleksandër Ndoka 48 vjeç u qëllua për vdekje pranë banesës në lagjen ?Nënë Tereza? Lezhë nga persona të paidentifikuar.

48-vjeçari ka qenë i vetëm në makinë, ndërsa janë sekuestruar kamerat e sigurisë së bizneseve pranë vendit të ngjarjes për të dërguar në identifikimin e autorëve. Sipas dëshmive të para nga familjarët dhe nga banorët e zonës nuk janë dëgjuar të shtëna duke bërë të mendohet se ekzekutimi mund të jetë bërë me silenciator.

Policia lokale dhe dy grupe të FNSH nga Shkodra kanë ngritur pika kontrolli për krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorëve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit ndodhet në vendin e ngjarjes ku po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Recommended