Ora News - Bllokohet aksi rrugor Elbasan-Tiranë, ka rrëshqitje të gurëve të mëdhenj

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Aksi rrugor Elbasan-Tiranë është bllokuar prej orëve të para të mëngjesit të 9 dhjetorit për shkak të rënies masive të gurëve të mëdhenj, rreth 2 km pa arritur tek tuneli.

Masivi shkëmbor ka rënë sipër fshatit Mamël rreth orës 03:00 të mëngjesit për shkak të reshjeve të shiut

Kjo rrëshqitje ka bllokuar kalimin e mjeteve në sensin Elbasan-Tiranë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar po ndërhyn bashkë me firmën e mirëmbajtjes dhe po punohet intensivisht për të hapur plotësisht kalimin.

Njoftohet se është vendosur sinjalistika paralajmeruese dhe është devijuar kalimi i mjeteve nga Elbasani drejt Tiranes nga rruga e vjeter, në Qafë Kërrabë.

Përmes një njoftimi për median njoftohet se aktualisht qarkullohet pa probleme ne sensin Tiranë-Elbasan ndersa për sensin Elbasan-Tirane, kërkohet mirëkuptimi i qytetarëve deri në pastrimin e plotë dhe sigurimin e zonës së rrëshqitjes.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/bllokohet-aksi-rrugor-elbasan-tirane

Recommended