Ora News – Kur qajnë burrat! 55 vjeçari nga Novosela kërkon ndihmë me lot në sy

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

55 vjeçari Kujtim Kapaj, mes lotëve kërkon nga qeveria jo thjesht një vlerësim dëmi, siç dhe ka ndodhur në vitin 2015, por dhe një dëmshpërblim të drejtë, që siç shprehet ai nuk e ka marrë në vitet e shkuara. Tashmë i kthyer në shtëpinë e të atit, pasi banesa e tij është dëmtuar tërësisht, ai shprehet se i ka mbetur vetëm preshi në fushë, ndaj dhe mbështetje ai e kërkon për rimëkëmbjen e aktivitetit që ka pasur më parë.

Pamundësia e bën edhe një burrë të shpërthejë në lot.

Janë lotët dhe dhimbja e njeriu ka humbur gjithcka që ka ndërtuar me punën e një jete.

Kujtim Kapaj, 55 vjeç është një nga banorët e Fshatit Fitore të Novoselës, të cilit vërshimi i Vjosës i dëmtoi thuajse plotësisht banesën që siç thotë e ndërtoi me punën e 18 viteve në emigrim.

Kapaj: Unë nuk gënjej. Siç e shikoni vetë, këtu ka vajtur afërsisht 1 metër ujë, e tregojnë dritaret.

Ai është një nga banorët e zonave të prekura që refuzuan ndihmat ushqimore, por përgjërohet me lot në sy për mbështetje të drejtë në fazën e rimëkëmbjes.

Kapaj: Dua të më rregullohet shtëpia, nuk dua as makarona, as oriz, as batanije, asgjë s?dua. Vetëm të rregulloj shtëpinë. Ka dy vjet që shtëpia është katastrofë, s?kam lekë.

Drama që po kalon e ka detyruar të kthehet në shtëpinë e babait të moshuar!

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/kur-qajne-burrat-55-vjecari-nga-novosela-kerkon-ndihme-me-lot-ne-sy