Bora izolon Thethin,banorët apel në Report Tv:Prej 3 ditësh të bllokuar

  • 6 years ago
Teksa jugu i vendit është izoluar nga uji dhe përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e shumta, problematike duket edhe situata në veri të vendit për shkak të reshjeve të dëborës.
Bora e rënë në Theth ka izoluar 150-200 banorë në lagjen Gjeçaj.

Një banorë i zonës, Nik Guri, ka bërë apel për ndihmë në Report Tv. Sipas Gurit ata ndodhen tre ditë të izoluar pasi rrugët janë mbyllur nga bora, ndërsa vuajnë edhe mungesën e energjisë elektrike.

Ai thekson se janë përpjekur të komunikojnë me institucionet për ti ndihmuar, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Trashësia e dëborës ka shkuar në rreth 35 centimetër, ndërsa reshjet vijojnë ende të bien.

Recommended