Ora News – Tirane, i gjejne thase me kanabis ne makine, arrestohen

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pesë persona janë arrestuar në Tiranë pasi në makinë iu gjetën thasë me kanabis.

Në operacionin "Mjegulla" u sekuestruan 90 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa

Operacioni u ndërmor mesditën e 1 dhjetorit në rrugën "Kastriotët" në Tiranë

"Shtetasit Klajdi Xhelollari, Hysni Elmazi dhe Afrim Shaba, në bashkëpunim me njeri- tjetrin, kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të dyshuar të llojit ?Cannabis Sativa? në sasi të konsiderueshme, personave të ndryshëm në zonën e Kamzës, Institut Kamëz, Paskuqan, Babrru, etj.

Personat e lartpërmendur lëviznin me automjetet BMË me targa AA 314 RV, Peugeot me targa AA 911 GY, Peugeot me targa AA 459 IA, në perdorim nga keta shtetas. Ne Rrugën "Kastriotët? pranë vendit të quajtur ?pallatet e Verdha? janë neutralizuar dhe prangosur, të tre personat e lartpërmendur, ku në bagazhin e automjeteve të tyre dhe ne sediljet e pasme ndodheshin disa thase të zinj të mbushur me material bimor të thatë ngjyrë jeshile e dyshuar si lëndë narkotike e llojit ?Cannabis Sativa?.

Në vijim të operacionit janë kapur dhe arrestuar edhe dy shtetas të tjerë konkretisht, Arian Kërtusha dhe Pirro Çami të cilët qarkullonin me një automjet "Mercedez Benz" me targa AA 761 KK, për të cilet kishte dyshime së bashkëpunonin më autorët e dyshuar të arrestuar në flagrancë.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/tirane-i-gjejne-thase-me-kanabis-ne-makine-arrestohen

Recommended