Ora News - Delvine, njerezit behen kordon per te nxjerre vajzat nga zetori qe rrezikon mbytjen

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kordon njerëzor për të shpëtuar jetë njerëzish. Ky operacion ia pazakontë shpëtimi u regjistrua këtë të shtunë në mes të lumit të Kalasës në Van të Delvinës.

Zetori mbeti i bllokuar në mes të lumit ndërsa po transportonte drejt spitalit të Sarandës dy vajza, njëra prej të cilave me probleme shëndetësore.

Traktori ka tentuar të kalojë lumin mes për mes por prurjet kanë qenë të mëdha duke vënë në rrezik dhe jetën e personave që ndodheshin në traktor.

Për më shumë lexoni në: http://145.239.2.153/article/delvine-njerezit-behen-kordon-te-nxjerre-vajzat-nga-zetori-qe-rrezikon-mbytjen

Recommended