Përmbytjet në autostradë, Rama: Jo për shkak të palmave. Përgjegjës ata që kanë ndërtuar pa leje
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në mbledhjen e Komitetit të Emergjencave, kryeministri Edi Rama deklaroi se pas qetësimit të motit do të bëhet dhe një bilanc për atë çka solli përmbytjet. Për këtë ai theksoi se do të ndëshkohen të gjithë ata që kanë ndërtuar pa leje duke sjellë një situatë kaotike në kullimin e ujit.

Rama: Kemi patur një pikë kritike në autostradë. Do ti shkojmë deri në fund përgjegjësive administrative, civile, penale pasi aty është ndërhyrë drejtpërdrejt në rrjetin e shkarkimeve. Ne nuk do të falim asnjë përgjegjës për këtë situatë.

Megjithatë, kryeministri Solli në vëmendje se në krahasim me vitin 2015 kanë rënë më shumë reshje, por situata është më ndryshe.

Rama: Të gjithë e mbajmë mend 2015 ku reshjet ishin po kaq, por më pak se kaq dhe na kujtohen pamjet dramatike të 24 orëve të para, ndërkohë që me më shumë reshje se në 2015 këto nuk kanë ndodhur.

Në mbledhjen e komitetit të emergjencave është bërë dhe një raport mbi situatën.

?Janë evakuuar rreth 177 familje dhe 266 persona janë shpëtuar në kushte emergjence. Energjia elektrike ka rreth 128 mijë abonentë pa energji dhe 113 fidra të shkëputur. Hidrovoret kanë funksionuar pa asnjë problem, rreth 3300 banesa dhe familje të prekura në gjendje të dëmtuar dhe megjithëse është ndërprerë mësimi, rreth 23 shkolla nuk janë në gjendje ta rifillojnë mësimin për arsye të dëmtimeve.?

Ministri i energjetikës, Damian Gjiknuri ka apeluar që në çdo rast rreziku të stakohen dritat, për të shmangur ngjarje të tjera. Teksa ministrja e Arsimit Lindita nikolla ka bërë të ditur se në varësi të situatës do të vendoset mbi vazhdimin ose jo të mësimit.

Pjesë nga raportimet në Komitetin e Emergjencave

Edi Rama: Së pari të gjithë e mbajmë mend 2015 ku reshjet ishin po kaq, por më pak se kaq dhe na kujtohen pamjet dramatike të 24 orëve më parë, që nga përmbytja e zemrave të qyteteve si Vlora, Fieri, Durrësi apo edhe lumi i Tiranës. Me më shumë reshja sesa 2015 këto deri tani nuk kanë ndodhur. Uroj që edhe dëmet e shkaktuara në zonën më të thellë të bashkive të reja të mos përsëriten por të jenë më të pakta.

Është bërë një punë kolosale për të pastruar kanale, për të hapur rrugë. Është bërë punë jetike duke investuar në hidrovore. Përsëris ndjesën për mirëkuptim që bëri ministri i Energjisë për mungesën e Energjisë si rezultat i fikjes për të siguruar jetën.

Shpresojmë që situata të mos zgjashë përtej parashikimit. Po ashtu një rol pozitiv kanë luajtur edhe pastrimet e bëra gjatë fundit të shtatorit dhe fillimit të tetorit.

Kemi pasur një pikë kritike në autostradë, pa i hequr asnjë presje asaj që kam thënë. Falenderoj kryetarin e PD për mirëkuptimin që tregoi ditën e djeshme për të ndërprerë punimet e Kuvendit.

Nuk kanë munguar zërat e ekspertëve të cinizmit lidhur me atë që ndodhi në autostradë, duke ia vënë fajin palmave. Është sa qesharake ashtu sikundër është e papranueshme të ndërtohet një gënjeshtër politike se me demek u hap Bovilla apo liqeni i Kasharit i cil...
Recommended