Report TV - Lobimi i PD, Prokuroria nis hetimet zyrtarisht

  • 6 years ago
Ekskluzive - Prokuroria e Tiranës ka nisur zyrtarisht hetimet ndaj Partisë Demokratike lidhur me kontratat e paguara për lobim në SHBA, përmes një kompanie offshore. PD dyshohet se nuk ka deklaruar shumat e shpenzuara për efekt lobimi dhe çështja e nisur kryesisht është marrë në dorë nga dy prokurorë.

Organi i akuzës i ka nisur një kërkesë KQZ-së dhe Partisë Demokratike për dokumentacionin dhe pasqyrat financiare të deklaruara pranë institucionit të administrimit të zgjedhjeve si shpenzime të fushatës elektorale. Kjo kërkesë vjen në kuadër të verifikimeve që po kryen akuza e Tiranës për pagesat e kryera përmes një kompanie offshore në shumën e rreth 675 mijë dollarëve në SHBA gjatë kohës kur PD ishte në çadër dhe në vijim të fushatës elektorale të 25 qershorit.

Personi i parë që listohet për t'u pyetur nga prokuroria e kryeqytetit, është financieri i këtij subjekti politik, por ende nuk është përcaktuar dita se kur ai do thirret për të dëshmuar. Burime për Report Tv nga Prokuroria bënë të ditur se pas marrjes së dokumenteve nga KQZ dhe PD, do të shihet nëse janë depozituar apo jo kontratat me vlerë 675 mijë dollarë për efekt lobimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Prokuroria do kryejë hetime edhe sa i takon burimit të këtyre parave.

Recommended