Lobimi i PD, pse Gjykata dhe Prokuroria pengojnë të flasë dëshmitari kyç i penduari amerikan

  • 4 years ago
TIRANË - Gjykata e Tiranës, me një vendim të papritur, vendosi të mbyllë dy vjet hetime të Prokurorisë së Tiranës mbi të ashtuquajturën ?dosje të lobimit rus të PD? pasi, sipas gjyqtarit Lazër Sallaku, nuk u provuan akuzat kundër Lulzim Bashës, ish-sekretarit të përgjithshëm Arben Ristani dhe financierit të partisë Ilir Dervishi. Historia ka të bëjë me një shumë prej 650.000 dollarësh, të paguara në 2017 lobistit amerikan Nikolas Muzin për llogari të Partisë Demokratike, por këtë shumë PD nuk ka deklaruar asnjëherë se e zotëronte. 500.000 dollarët e parë janë derdhur drejtpërsëdrejti nga PD dhe 150.000 të tjerët nga shoqëria Biniatta Trade, një kompani me seli në Skoci e lidhur me disa afaristë rusë.

Recommended