Report TV - Dosja 'CEZ' t'i kalojë SPAK-ut! Balla: Dëshmitari kyç nuk u pyet, tërhoqi 6 mln euro

  • 4 years ago
TIRANE- Kreu i Grupit Parlamentar Taulant Balla ka depozituar në emër të Kuvendit, në Gjykatën Penale një kërkesë për transferimin e dosjes 'CEZ' për hetim dhe gjykim në SPAK dhe Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO). Jashtë dyerve të gjykatës Balla tha se dëshmitari kyç Nuel Kalaj nuk është marrë në pyetje, dhe Prokuroria e Tiranës është mjaftuar me një letërp porosi të dërguar në Kosovë, dhe se çështja nuk mund të mbyllet për shkak se personi nuk gjendet.

"Kemi të bëjmë me disa vepra penale  një pjesë e të cilave që nuk mund të jetë më objekt i hetimit dhe gjykimit nga Prokuroria dhe Gjykata e Tiranës, por në SPAK dhe GJKKO, e për pasojë unë si ish-kryetar i atij komisioni jam sot në Gjykatë me përfaqësuesit e Kuvendit. Të gjendur në këto kushte ku nuk janë bërë hetime dhe nuk është marrë në pyetje dëshmitari kyc Nuel Kalaj i cila ka tërhequr në ditën për diell 6 mln euro. Ai nuk është marrë fare në pyetje. Kjo nuk mund të jetë më një çështje që gjykohet nga Gjykata e Tiranës. Kërkesa jonë i është paraqitur gjyqtarit. 2020 duhet të nisë në GJKKO. Prokuroria nuk ka kryer asnjë veprim hetimor. Nuk mund të mjaftohet me një letër porosi në Kosovë, dhe të mbyllet çështja se ky person nuk gjendet. Ai është person me dalje publike në Kosovë. Në këto kushte kjo çështje nuk mund të mbyllet. Bëhet fjalë për të vetmen çështje kur Kuvendi ka dalë me një vendim dhe ashti si parashikon ligji i është dorëzuar Prokurorit të Përgjithshëm dhe sot me ndryshimet e reja duhet t'i takojë GjKKO-së. Reforma në Drejtësi ka garantuar se në Shqipëri të kemi një Gjykatë dhe Prokurori funksionale", tha Balla.Hetimi për privatizimin e kompanisë ?Cez-Albania? ka mbetur në vend numëro. Kjo pasi një ndër detyrat që ka caktuar gjykata e Tiranës,është pyetja e biznesmenit nga Kosova Nuel Kalaj. Mirëpo pas dështimit të letër porosisë së parë të dërguar në Kosovë me qëllim pyetjen e këtij biznesmeni, që ka luajtur rolin e ndërmjetësit mes kompanisë ?Cez-Praga? dhe qeverisë Shqiptare, prokuroria e Tiranës, i është drejtuar me një kërkesë të dytë palës kosovare, duke kërkuar marrjen në pyetje të Nuel Kalaj. Letër porosia i është drejtuar sërish prokurorisë së Prishtinës, duke i kërkuar kësaj të fundit të lokalizojë, shoqërojë në polici ose prokurori dhe të marrë në pyetje Nuel Kalaj, pyetje këto që janë përgatitur nga grupi i prokurorëve në Tiranë. Disa muaj më parë pala Kosovare ktheu një përgjigje të thatë në adresë të prokurorisë Shqiptare, duke pohuar se: 'nuk jemi në gjendje ta gjejmë Nuel Kalaj, kur ta lokalizojmë do realizojmë dhe intervistimin e tij për pyetjet që ju interesoheni'. Nisur nga kjo përgjigje, hetimi i prokurorisë për këtë çështje ka mbetur në udhëkryq, pasi pyetja e Nuel Kalaj, ka qenë një nga detyrat kryesore që gjykata e Tiranës i kishte caktuar prokurorisë për të kryer.

Recommended