Gerti Shella pyet: Kush e bëri kallëzimin e Rtv Ora dhe Ora News në SPAK?
  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews

Drejtori i INFOCIP, Gerti Shella, ngre shumë pikëpyetje mbi mënyrën sesi SPAK procedoi me sekuestron e RTV Ora dhe Ora News.

Sipas tij, prania policore te dy televizionet nga listat prej 26 pasurish të listuara nga SPAK tregon se shënjestër kanë qenë televizionet.

I ftuar në Ora News, ai ngre edhe pyetjen: Kush bëri kallëzimin e Rtv Ora dhe Ora News në SPAK?

Shella: Pyetja është retorike, ngre pikëpyetje mbi gjithë procesin e sekuestros së dy televizioneve, që kanë afirmuar ndër vite që kanë qenë dritare lirie, hapësira të pakushtëzuara lirie dhe vënia e tyre nën sekustro nga shteti, pavarësisht se kujt i përket ai, është shqetësues. Në sekuestrimin e dy televizioneve të bën përshtypje se pse policia paraqitet në dy nga 26 pronat që u listuan në komunikatën për shtyp?

Kjo e orienton perceptimin publik të dalë në përfundimin që në shënjestër kanë qenë dy televizionet.Jemi të detyruar të mendojmë që policia e ka pasur mne Tv Ora dhe Ora News sakohë prezenca e tyre i verifikua këtu. Është pikëpyetje e dytë e rëndësishme që nuk përkojnë të dhënat e afateve kohore kur ka nisur ky hetim me kohën kur SPAK ka filuar së funksionuari. Unë dua të ngre një pyetje: Kush bëri kallëzimin e Rtv Ora dhe Ora News në SPAK? A dini gjë ju? Nëse ekziston një subjekt që ka kallëzuar pronarin e aseteve që janë vënë nën sekustro mendoj se është në të drejtën e publikut ti vihet në dispozicion.

Nëse SPAK ka nisur hetimet kryesisht është legjitime të kërkohet a janë këto hetime të nisura kryesisht jashtë kushteve të ndikimit të paligjshëm qoftë ky i brendshëm apo i jadhtëm. Ora News është e angazhuar në beteja të përditshme të mbrojtjes së interesit publik. Së fundmi kemi dhe një përshkallëzim të kontrollit demokratik që Ora News ka bërë karshi mënyrës si qeveris bashkia e Tiranës. Teksa jemi të detyruar të mbajmë si garanci kushtetuese prezumimin jo fajtor të zotit Ndroqi, jemi të legjitimuar të ngrejmë pikëpyetje se kush e vuri në lëvizje këtë mekanizëm që ka provokuar një perceptim të ngatërruar te publiku dhe një mal me pasiguri dhe për atë që është interesi i publikut, puna e patrazuar e gazetarëve që punojnë në Ora News.

Media është me liri të garantuar.Teksa sekuestrohen dy media brenda ditës është tronditëse edhe nga pikëpamja sasiore. Mendoj se nuk është ndihmuar interesi publik, por është goditur. Do të shpresoja shumë që kjo baticë policore të zmbrapset dhe drejtësia të fillojë të ekuilibrojë parimet. Kjo situatë ndodhi kur ju mbyllët të gjithë programacionin tuaj.



Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/gerti-shella-pyet-kush-e-beri-kallezimin-e-rtv-ora-dhe-ora-news-ne-spak/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit....
Recommended