Ora News – Festat e nëntorit, çelet panairi "java shqiptare"

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në kuadër të festave të Nëntorit, është celur këtë të hënë panairi "Java Shqiptare" i cili vjen për të 4-tin vit rradhazi nga Rogner Hotel Tirana. Në këto tre ditë Rogner Hotel është shndërruar në një Ode të traditës shqiptare ku mirëpret vizitore shqiptare e të huaj të njihen nga afër me elemente që më së miri përfaqësojnë Shqipërinë. Në ceremoninë e hapjes drejtori i përgjithshëm i Rogner Hotel Tirana, Z. Florian Ilse falenderoi bashkëpunëtorët dhe premtoi se ky event i kthyer në një rit ka për qëllim promovimin e vlerave të jashtëzakonshme që mbart Shqipëria.

Ilse: Sot do të dëshiroja të shihja më shumë produkte shqiptare pasi ka hapësirë për të gjithë. Made in Albania është motoja jonë por këtë rradhë do të flasim për një njeri të madh dhe të jashtëzakonshëm sic është Shën Tereza, kjo shenjtore që Shqipëria i fali botës. Dëshira ime do të ishte që shoqëria politike e kësaj bote të kishte disa si Nënë Tereza për një botë më të mirë.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/festat-e-nentorit-celet-panairi-java-shqiptare

Recommended