Ora News – Klosi: Çështja e mjedisit nuk zgjidhet me aksione pastrimi, kemi dështuar

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

I bindur se territori nuk mund të pastrohet me vetëm një aksion ministri i mjedisit Blendi Klosi pranon se deri tani të gjitha qeveritë kanë dështuar për të fituar këtë betejë. Në takimin e Ballkanit Perëndimor për menaxhimin e mbetjeve ministri Klosi tha se aksionet nuk garantojnë rezultate afatgjata.

Klosi: A e zgjidhim dot duke pastruar Shqipërinë me 160 mijë vullnetarë, pa dyshim që nuk e zgjidhim. Ne kemi dështuar si shtet. Kemi dështuar si shoqëri nç menaxhimin e mbetjeve urbane dhe prandaj jam këtu duke bërë mea culpa-n time, por duke kërkuar sa më shumë bashkëpunim.

Mesa duket Shqipëria dhe Kosova do të gjejnë rrugët e bashkëpunimit edhe në këtë element shumë të rëndësishëm për shëndetin e qytetarëve. Ministrja e metisit të Kosovës tha se dy vendet duhet të kenë një plan të përbashkët bashkëpunimi për menaxhimin e mbetjeve.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/klosi-ceshtja-e-mjedisit-nuk-zgjidhet-me-aksione-pastrimi-kemi-deshtuar

Recommended