Ora News- Zjarr në Uzinën e Naftës në Ballsh, plagoset punëtori

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Uzina e Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm dhe si pasojë një punëtor ka mbetur i plagosur.

Policia sqaron se "rreth orës 07:20 të mëngjesit të sotëm në Uzinën e Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh, në repartin e "Koksit" ka rënë zjarr, duke u djegur mbetjet toksiske të naftës. Si pasojë e zjarrit është dëmtuar lehtë punëtori i repartit L.Y, 53 vjeç, banues në fshatin Drenovë, Mallakastër, i cili po merr mjekim në spital."

Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e plotë të zjarrit, i cili është vënë nën kontroll.

Ora News sjell pamje nga vendi i ngjarjes ky vihet re një tym i madh.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Për më shumë lexoni në: http://145.239.2.153/article/shperthen-nje-reparti-i-uzines-se-naftes-ne-ballsh-raportohet-nje-te-plagosur

Recommended