Ora News – Dosja e biznesmenit me 860 mijë euro i kalon Krimeve të Rënda

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Biznesmeni 25 vjecar i arrestuar në Elbasan me 863 mijë euro kesh dhe dy patentat e ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në makinë do ta zhvillojë betejën e tij me drejtësinë në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Gjykatë e Apelit Durrës i dha fund zinxhirit të proceseve në shkallët e ulta të sistemit dhe ia delegoi dosjen krimeve të Rënda, një ditë pasi kjo e fundit mori në shqyrtim cështjen dhe la në burg të riun.

Kërkesa për procedurë e parashtruar nga prokurori i çështjes gjeti dakordësinë e avokatit të 25 vjeçarit i cili vetë nuk u paraqit në sallë.
Përballë këtyre zhvillimeve në hetimin e çështjes, trupi gjykues me relator Petraq Dhimitrin, rrëzoi një kërkesë të mëhershme të mbrojtjes për ndryshimin e masës së sigurisë për biznesmenin.
Me këtë vendim të gjykatës së Apelit Durrës, tashmë dosjet e biznesmenit dhe të gjitha procedurat do të ndiqen nga Prokuroria dhe Gjykata e Krimeve të Rënda.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/dosja-e-biznesmenit-me-860-mije-euro-i-kalon-krimeve-te-renda

Recommended