Report TV - Basha: Dako nën hetim nga Prokuroria, i kërkoi bandave të vjedhin votat

  • 6 years ago
Kreu demokrat, Lulzim Basha, ka vijuar sulmet ndaj qeverisë, teksa ka ripërsëritur akuzat për vjedhjen e votave të 25 qershorit. Basha tha se Vangjush Dako është kapur duke bashkëpunuar me bandat kriminale për vjedhjen e votave.

Në një dalje për mediat, kreu i PD theksoi se Dako është kapur gafil nga Shërbimet Inteligjente, duke bërë pazare me telefon, ku sipas tij, iu ofronte ikriminelëve tendera në këmbim të votës.
"Vjedhja masive e votave u konfirmua nga raporti i OBE. PD e ka ngritur me forcë se në këto zgjedhje Rama ka angazhuar paratë e drogës dhe forcën e bandave. Sot iu prezantoj një tjetër zhvillim skandaloz. Dako është kapur duke bashkëpunuar me grupet kriminale, ku i kërkon të vehdin dhe blejnë votat për zgjedhjet. Shërbimet Inteligjente e kanë kapur gafil Vangjush Dakon duke bërë Pazar me telefon, teksa iu ofronte tendera në këmbim të votave. Janë miliona euro që dako iu ka premtuar kriminelëve.

Këto pazare të ndyra tani janë të dokumentuara dhe nën hetim nga Prokuroria. Këtë e di Gjushi, por edhe Rama. Për ëktë, ata ndërhynë të largonin prokurorin që po heton. Të tjerë emra që do zbulohen ditët e ardhshme janë marionetat e Ramës", tha Basha.

Recommended