Basha: Dako nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, i kërkoi bandave të vjedhin votat

  • 6 years ago
Kreu demokrat, Lulzim Basha, ka vijuar sulmet ndaj qeverisë, teksa ka ripërsëritur akuzat për vjedhjen e votave të 25 qershorit. Basha tha se Vangjush Dako është kapur duke bashkëpunuar me bandat kriminale për vjedhjen e votave.

Në një dalje për mediat, kreu i PD theksoi se Dako është kapur gafil nga Shërbimet Inteligjente, duke bërë pazare me telefon, ku sipas tij, iu ofronte ikriminelëve tendera në këmbim të votës.
"Vjedhja masive e votave u konfirmua nga raporti i OBE. PD e ka ngritur me forcë se në këto zgjedhje Rama ka angazhuar paratë e drogës dhe forcën e bandave. Sot iu prezantoj një tjetër zhvillim skandaloz. Dako është kapur duke bashkëpunuar me grupet kriminale, ku i kërkon të vehdin dhe blejnë votat për zgjedhjet. Shërbimet Inteligjente e kanë kapur gafil Vangjush Dakon duke bërë Pazar me telefon, teksa iu ofronte tendera në këmbim të votave. Janë miliona euro që dako iu ka premtuar kriminelëve.

Recommended