Ora News – Basha: Vangjush Dako është kapur duke bashkëpunuar me kriminelët. Rama largoi prokurorin

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i PD, ka denoncuar përfshirjen e kryetarit të Bashkisë Durrës Vangjush Dako. Në një dalje për mediat, Basha tha se Dako është kapur në flagrancë duke bashkëpunuar me grupe kriminale të Durrësit për vjedhjen e votave në 25 qershor.

Basha: Vangjush Dako është kapur në flagrancë duke bashkëpunuar me grupet kriminale më të rrezikshme të Durrësit ku i kërkon të vjedhin dhe blejnë votat për zgjedhjet e 25 qershorit 2017. Shërbimet inteligjente, duke përfshirë ato të vendeve partnere e kanë kapur gavil Dakon duke bërë pazare me telefon.

Në këmbim të blerjes së votave dhe dhunimit të qyetarëve Dako i premton kriminelëve tendera. Janë miliona euro që Dako i ka kërkuar kriminelëve vetëm që ata të siguronin vota dhe pushtet për PS.

Por këto pazare të ndyra tashmë janë të dokumentuara dhe janë nën hetim prej disa kohësh nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Këtë fakt e di Gjushi, por edhe mentori i tij Rama. Për këtë arsye ata ndërhynë fuqishëm për të larguar nga hetimi prokurorin që po hetonte këtë aferë kriminale të regjistruara nga shërbimet inteligjente përfshirë ato të vendeve partnere. Kjo është edhe një nga çështjet ku mund të gjendet arsyeja e dorëheqjes së papritur të shefit të SHISH.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/basha-denoncon-vangjush-dako-eshte-kapur-duke-bashkepunuar-me-kriminelet

Recommended