Ora News - Basha: Po hidhen miliona për të penguar arrestimin e Vangjush Dakos

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, doli para mediave për të ripërsëritur me bindje se vendi është në zgjedhën e krimit, që siç thotë ai, ka mbështetje politike.

Arrestimet e fundit, tha Basha, janë thjesht farsë, ndërsa akuzoi se po përdoren mijëra euro për të pamundësuar arrestimin e kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako.

Basha: Pse nuk arrestohet Vangjush Dako? Kush ka ndërhyrë që të mos arrestohet Vangjush Dako? Kush i ka bërë presion prokurorëve që të mos e arrestojnë Vangjush Dakon? A po bëhen përpjekje, a po hidhen miliona, po ushtrohet presion politik për të shkatërruar provat që duhet të çojnë në arrestimin e Vangjush Dakos dhe jo vetëm, edhe të deputetëve të tjerë të Partisë Socialiste, edhe ministrave të Partisë Socialiste, të cilët tashmë jo thjesht në foto apo filmime të qytetarëve apo të opozitës, por në provat e prokurorisë rezultojnë të përfshirë në pazare me bandat e krimit të organizuar për të sjellë vota të paligjshme dhe mandate të paligjshme për Partinë Socialiste.

Kreu i opozitës listoi emrat e socialistëve që sipas tij kanë lidhje me bandat. Basha tha se në 2017 në Fushë Krujë votat u grabitën nga kriminelët e lidhur me deputetin Rrahman Rraja, në Lezhë nga Ndokajt, në Kavajë nga Elvis Rroshi, në Elbasan nga kryebashkiaku Qazim Sejdini, ndërsa shtoi se në Dibër Prokuroria ka një dosje ku janë përfshirë Saimir Tahiri, Damian Gjiknuri dhe Ulsi Manja.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/basha-po-hidhen-miliona-te-penguar-arrestimin-e-vangjush-dakos

Recommended