Report Tv - 'Dosja 339', Noka: Mijëra faqe përgjime në Prokurori, Rama po pengon arrestimin e Dakos
  • 5 years ago
Deputeti i PD-së, Flamur Noka në konferencë për shtyp ka përsëritur sërish akuzat e opozitës ndaj kreut të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

Në deklaratën e tij, Noka u shpreh se përgjimet e dosjes 339 provojnë se Vangjush Dako bashkëpunoi me bandat për të blerë vota gjatë zgjedhjeve në Durrës dhe se për këtë arsye ai duhet që të arrestohet.

Në dosjen 339, të cilën Edi Rama po e mban të kyçur në sirtarët e Prokurorisë ekzistojnë me qindra faqe pergjime që provojnë se Vangjush Dako ishte në krye të operacionit kriminal për blerjen e votës në Qarkun e Durrësit dhe kërcënimit të votuesve nëpërmjet bandave. Mosarrestimi i Vangjush Dakos është dëshmia më e qartë e kapjes së shtetit nga krimi i organizuar me mbështetje të organizatës kriminale të Rilindjes të drejtuar nga Edi Rama.

Flamur Noka, deputet i PD-së
Recommended