Ora News - Lisen Bashkurti: Diplomacia ekonomike duhet të fillojë në Shqipëri
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Diplomati i njohur Lisen Bashkurti tha se diplomacia ekonomike duhet të filljë në Shqipëri, më pas nëpërmjet diplomatëve përcillet jashtë vendit.

Në intervistën e mbrëmjes në Ora News, Bashkurti duke iu referuar Konferencës për Dilomacionë Ekonomike tha se përpara se të drejtohet gishti tek diplomatët fillimisht duhet të krijohen kushtet në Shqipëri.

Ai përmendi disa elementë të rëndësishëm të diploamcisë ekonomike, që sipas tij varen nga zhvillimi e ekonomisë.

Lisen Bashkurti: Përpara se të drejtojmë gishtin tek diplomatët dhe tek përgjegjësia e ambasadorëve apo shërbimit diplomatik në përgjithësi, unë do të thoja me theks të veçantë, diplomacia ekonomike fillon në Shqipëri, duhet ta përsëris diplomacia ekonomike fillon në Shqipëri. Diplomatët duhet të kenë një brend për ta tregtuar jashtë, duhet të kenë një realitet për ta promovuar, duhet të kenë një indikacione për ti nxituar, marketuar jashtë. Ndër këto elementë të rëndësishëm për diplomacionë ekonomike është stabiliteti, qëndrueshmëria politike, sundimi i ligjit, politikat fiskale të qëndrueshme, zhvillimet ekonomike të stabilizuara, ligjet për investimet e huaja, atraktiviteti që duhet të ketë përmes zhvillimit të zonave të lira, përmes sistemit taksor favorizues. Të gjitha këto të marra së bashku kërkon të marketohen më mirë dhe marketimi më i mirë është bashkëpunimi ndërinstitucional, por jo vetëm mes institucioneve publike, por edhe mes sipërmarrjes private.

Janë të gjitha këto elementë që përbëjnë ?lëndën e parë? që diplomatët shqiptarë të marketojnë dhe të bëhen aktivë për atraktivitetet që ofron ekonomia shqiptare. Nëse këto elementë bazikë, stabiliteti, sundimi i ligjit, administrata profesionale, sistemi fiskal i stabilizuar, politika tatimore fiskalë të favorshme, zonat ekonomike të lira, raporti mes institucioneve publike dhe private për një bashkëpunim diplomati shqiptar nuk ka çfarë të bëjë sado i zoti të jetë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/lisen-bashkurti-diplomacia-ekonomike-duhet-te-filloje-ne-shqiperi
Recommended