Ora News - Konfindustria: Marrëdhënia ekonomike Kosovë-Shqipëri, mungon vullneti politik

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Përmes një deklarate për shtyp bën me dije se Konfindustria vlerëson se marrëdhëniet ekonomike ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës janë në nivel të pakënaqshëm dhe mjaft larg mundësive të pasurive natyrore, financiare, njerëzore si dhe interesit kombëtar.

Në këtë deklaratë theksohet se Konfindustria mbështet pjesën e programit politik të qeverisë së re të Kosovës të kryesuar nga Albin Kurti, në të cilën u theksua rëndësia e veçantë për rritjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy shteteve shqiptare.

Konfindustria përgëzon paraqitjen e projekteve të qarta të investimeve në sektorë strategjikë si p.sh rruga Gjakovë ? Shkodër, tregu energjitik i përbashkët, etj.

Konfindustria vlerëson, se pavarësisht takimeve dhe nënshkrimit të një numri të madh marrëveshjeve së bashkëpunimit ndërmjet qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare në realitet kanë ardhur duke u vështirësuar në vite.

Sipas deklaratës së nënshkruar nga administratori i përgjithshëm i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku, shumë marrëveshje zyrtare të nënshkruara nuk janë zbatuar nga qeveritë respektive.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/konfindustria-marredhenia-ekonomike-kosove-shqiperi-e-pakendshme-mungon-vullneti-politik

Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/yTvomzv90Ow
Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended