Ora News - Meta: Nëse japim pasaporta për kosovarët rrezikojmë liberalizimin e vizave

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shqipëria është nën monitorimin e vendeve të BE-së dhe të zonës Shengen për çështjen e liberalizimit të vizave.

E bëri të ditur presidenti Ilir Meta, në takimin që po mbahet për diplomacinë ekonomike.

Në fjalën e tij kreu i shtetit tha se nëse Shqipëria do të ndërmerrte këtë veprim emocional nuk do të zgjidhte problemin e lëvizjes së lirë të shqiptarëve të Kosovës por do të bllokonte lëvizjen e lirë të qytetarëve të Shqipërisë.

Ilir Meta: Besoj se dhe ju ndjeni atë presion që ne ndjejmë ne këtu, me dëshirën për ta tejkaluar këtë pengesë apo izolim, përmes marrjes së shtetësisë shqiptare nga qytetarët e Kosovës, gjë që nuk është zgjidhje, Jo për shkak të mungesës tonë të dëshirës por për faktin se ne vetë jemi në monitorim për çështjen e liberalizimit të vizave nga vendet e BE-së dhe të zonës Shengen.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/liberalizimi-i-vizave-deklarata-e-forte-e-metes-be-e-shengen-po-na-monitorojne

Recommended