Kosovë, studentët kërkojnë liberalizimin e vizave

  • 5 years ago
Mos liberalizimi i vizave ka bërë që për dytën herë me radhë, studentët e Universitetit të Prishtinës bashkë me qytetarë të protestojnë në kërkim të largimit të vizave. Me pankarta ?A është izolimi vlerë e BE-së? dhe brohoritje ?Mjaft na izoluat?, protestuesit kërkuan që qytetarëve t?iu garantohet e drejta e lëvizjes së lirë. Studentët thanë se ata nuk e meritojnë izolimin dhe nuk duhet mohuar të drejtat e tyre. Megjithëse, Kosova ka arritur të marrë rekomandimin pozitiv të Komisionit Evropian për liberalizim të vizave, çështja e vizave nuk ka arritur të futet në agjendën e Këshillit të Ministrave të BE-së.

Recommended