BOOM: Rruga pa sinjalistikë, por qytetarit i pezullohet patenta dhe 5 mijë lekë gjobë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisioni investigativ 'BOOM' solli mbrëmjen e sotme denoncimin e një banori të Çerkezit, i cili kundërshton gjobën e marrë në vlerën 50 mijë lekë të vjetra dhe pezullimin e lejes së drejtimit nga policia rrugore me motivacion e tejkalimit të shpejtësisë.

Ai e konsideron këtë të padrejtë sepse në asnjë vend në këtë rrugë nuk ka tabelë që tregon limitin e shpejtësisë së lejuar.

Ai është koshient që nëqoftëse do kishte qenë duke ecur me 100 km/h ti hiqej patenta, por ai në momentin e ndalimit ka qenë me shpejtësi 60km/orë dhe vendimi i marrë kundrejt tij është i padrejtë.

Kjo është një padrejtësi që po u bëhet shumë qytetarëve të tjerë në këtë zonë në menyrë arbitrare nga policia rrugore.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/boom-rruga-pa-sinjalistike-por-qytetarit-i-pezullohet-patenta-dhe-5-mije-leke-gjobe

Recommended