Ora News - Seancë dëgjimore me kandidatët për anëtarë Bordi të Institutit të Krimeve të Komunizmit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Komisioni parlamentar i ligjeve zhvilloi seancë dëgjimore me kandidatët e propozuar nga Akademia e Shkencave dhe shoqëria civile për anëtarët e Bordit të Institutit të Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri.

Akademia e Shkencave propozoi për anëtar ish-kreun e dorëhequr Gudar Beqiraj dhe Vasil Tolen, ndërsa, nga shoqëria civile morën pjesë në seancë Valjeta Kaftalli, Jonila Godole, Simon Mirakaj, Nebil Çika dhe Agron Hadri. pasi kanë paraqitur platformën e tyre kandidatët i janë përgjigjur dhe pyetjeve të deputetëve mbi angazhimin ose jo në strukturat e sigurimit të shtetit të para vitit 1991.

Beqiraj: Nga familja ime asnjë. Nuk kam pasur fatin të kem.

Alibeaj: Të keq apo të mirë?

Beqiraj: Për në atë kohë e keqe sepse do të isha më mirë.

Tola: Në kuadër të hapjes së Partisë së Punës, ne intelektualëve na u bënë shumë ftesa dhe për fat ndryshuan edhe kohët dhe nuk pata mundësi.

Për më shumë lexoni në: http://ora.cingerr.com/article/seance-degjimore-me-kandidatet-anetare-bordi-te-institutit-te-krimeve-te-komunizmit

Recommended