Ora News – Laç, dhjetra qytetarë helmohen nga uji i pijshëm

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dhjetra qytetarë të Laçit kanë kërkuar ndihmë mjeksore në urgjencen e spitalit gjatë diteve të fundit, pasi kanë shfaqur simptoma helmimi. Kjo situatë e krijuar vuri në alarm autoritetet, të cilët pas verifikimeve të kryera rezultoi se qytetaret banonin në të njejten lagje dhe dyshimet janë se janë helmuar nga konsumi i ujit të pijshem.

Shefi i Urgjences në Spitalin e Laçit Agron Lala tha se që nga dita e premte janë paraqitur rreth 20 pacientë në ditë me simptoma të njejta helmimi. Sipas tij dyshimet e para janë për një helmim masiv nga uji nisur nga deklarimet e vetë pacienteve por edhe nga fakti se ata ishin banor të të njejtit pallat.

Drejtori i shendetit Publik në Kubrin Gazmir Dervishi deklaroi se menjëhere pasi janë njohur me situatën kanë marrë kampionet dhe janë derguar për analiza në Tiranë, ndërsa tregon se nga analizat paraprakë të kryera në Laç, rezulton se uji i depozitave është i ndotur.

Për më shumë lexoni në: http://ora.cingerr.com/article/lac-dhjetra-qytetare-helmohen-nga-uji-i-pijshem

Recommended