Ora News – Rikualifikimi urban, Bashkia e Tiranës nis punimet tek zona e ish-Frigoriferit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Bashkia e Tiranës ka nisur punimet për rehabilitimin bllokut të banimit tek zona e ish-Frigoriferit, që përfshin rreth 13 ha. Teksa inspektoi nisjen e punimeve, kryebashkiaku Veliaj theksoi se po investohet njësoj në çdo njësi të Tiranës, duke bërë maksimumin për qytetarët. Punimet pritet të përfundojnë vitin e ardhshëm.

Blloku i banimit tek ish-Frigoriferi vitin tjetër do të shndërrohet nga një hapësirë e degraduar në një lagje model, falë një projekti të bashkisë së Tiranës.

Nisjen e punimeve e inspektoi kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili garantoi se punimet do të kryhen me të njëjtën cilësi me projektet madhore në kryeqytet.

Veliaj: Siç po investojmë me ndriçim LED në Bulevardin kryesor dhe në sheshin ?Skënderbej?, do vendosim ndriçim LED edhe këtu; siç do të fusim kabujt në tokë dhe gjithë këtë kukurecin e telave nëntokë në qendër, ashtu do ta bëjmë dhe në periferi, për të punuar me të njëjtën cilësi dhe për të mos iu kthyer disa herë punëve. Sigurisht, kemi hyrë në stinën e dimrit, në stinën e reshjeve, do të bëjmë maksimumin që aq sa na lejon koha të ecim shpejt këtë vit dhe të përfundojmë në gjysmën e parë të vitit tjetër.

Veliaj theksoi se puna e Bashkisë nuk është e përqendruar vetëm në qendër por në të gjithë kryeqytetin.

Veliaj: Ne nuk mund të kemi një Tiranë që ecën me dy shpejtësi; një Tiranë që ecën me shpejtësi të jashtëzakonshme te zona e Pazarit të Ri dhe që ndihet si pjesë e qendrës, europiane, me turizëm, dhe një Tiranë që është me marsh të parë, me ngadalësinë e viteve të fundit të tranzicionit, ku shumë prej ndërtimeve informale apo zonave tregtare, siç është zona e magazinave dhe zona e ish Frigoriferit, kanë ngelur pas dore. Kështu që, sot e rikthejmë Tiranën me të njëjtën shpejtësi.

Për më shumë lexoni në: http://ora.cingerr.com/article/bashkia-e-tiranes-nis-rikualifikimin-e-bllokut-te-banimit-prej-132-hektare-ne-njesine-8

Recommended