Ora News - Meta vlerëson Ansamblin Popullor dhe mjeshtrin e valles popullore Besim Zekthi

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Presidenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoi gjatë një ceremonie të zhvilluar në Teatrin Kombëtar, me Dekoratën e lartë ?Nderi i Kombit? me rastin e 60-vjetorit të krijimit Ansamblin Popullor.

Vlerësimi iu dha për kontributet e çmuara dhe interpretimet e shkëlqyera në më shumë se gjysmë shekulli, duke pasur një ndikim të jashtëzakonshëm, të ndjeshëm dhe të patjetërsueshëm në zhvillimin artistik e kulturor në mbarë vendin. Për rolin e luajtur si ambasador i kulturës jashtë Shqipërisë, nëpërmjet përcjelljes së vlerave më të qenësishme të folklorit shqiptar e trashëgimisë sonë shpirtërore në të gjithë botën.

Gjithashtu Presidenti i Republikës çmoi me Dekoratën ?Nderi i Kombit?kërcimtarin, dhe mjeshtrin e valles popullore shqiptare zotin Besim Zekthi në vlerësim të kontributit shumëvjeçar si solist me nivel të lartë interpretativ dhe mjeshtëri të veçantë artistike të valleve shqiptare; për pasurimin e fondit të krijimtarisë koreografike dhe përçimin tek brezat e artistëve të rinj, si dhe për promovimin denjësisht të vlerave të mirëfillta të trashëgimisë sonë kulturore jashtë vendit.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/meta-vlereson-ansamblin-popullor-dhe-mjeshtrin-e-valles-popullore-besim-zekthi

Recommended