Ora News - Kapen me 5 kg heroinë, arrestohen dy femra shqiptare në Itali

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Arrestohen dy femra shqiptare në Itali pasi i janë gjetur 5 kg heroinë dhe kokainë si dhe tre armë pa leje. Policia italiane e qytezës së Santeramo in Colle në provincën e Barit në rajonin e Puglias bën me dije se gjatë kontrollit në banesën e dy shqiptareve u gjetën të fshehura në dhomën e gjumit rreth 4 kg e 350 gramë heroinë e konfeksionuar në 8 qese plastike..

Ndërsa në oxhakun e dhomës së ndenjës u gjetën rreth 500 gramë kokainë e konfeksionuar në 3 pako të vogla. Tre armë zjarri, 8 gramë marijuanë, 3 peshore e instrumente për të konfeksionuar lëndën narkotike.

Pas verifikimeve të policisë italiane një nga armët e zjarrit rezulton e vjedhur gjatë muajit shkurt në provincën e Leçes ndërsa arma tjetër është vjedhur 23 vite më parë në provincën e Bergamos. Mësohet se dy të arrestuarat janë të moshës 71 dhe 21 vjeç por nuk bëhet i ditur identiteti i tyre. Ndaj dy femrave shqiptare është lëshuar urdhri i arrestimit me burg për trafik droge e armëmbajtje pa leje.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/kapen-me-5-kg-heroine-arrestohen-dy-femra-shqiptare-ne-itali

Recommended