Ora News - Peshqit e mëdhenj, ambasadorja e Francës: Shteti i së drejtës duhet të funksionojë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

"Të gjithë duhet ti binden shtetit të së drejtës." Ky ishte mesazhi i Ambasadores së Francës në në Shqipëri, Christine Vasak e pyetur në Korçë për të ashtuquajturit ?peshqit e mëdhej? të krimit. Për klimën politike, zonja Vasak preferoi të mos bëjë komente.Ndërtimi dhe respektimi i shtetit të së drejtës është baza e rrugës së Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Ambasadorja e Francez në Shqipëri, Christine Vasak, nga Korça theksoi këtë proces të brendshëm krahas plotësimit të 5 prioriteteve kyçe për integrimin.

Christine Vasak: ?Shqipëria është vend kandidat për në Bashkimin Europian prej vitit 2014. Shqipëria duhet të plotësojë 5 prioritete kyç të cilat kanë rëndësi për të gjitha në vendet e Bashkimit Europian. Në Shqipëri duhet të vendoset shteti i së drejtës, të cilit duhet ti binden të gjithë: qeveritarët, opozita dhe çdo qytetar.?

E pyetur për të ashtuquajturit ?peshqit e mëdhej? të krimit, një term që pak ditë më parë e riktheu në qendër të vemendjes kolegu i saj amerikan, Donald Lu, diplomatja nga Franca kërkon të qëndrojë larg asaj e që cilëson politike e brendshme, por si juriste flet qartë.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/peshqit-e-medhenj-ambasadorja-e-frances-shteti-i-se-drejtes-duhet-te-funksionoje

Recommended