Ora News – Media 'përplas' politikën, Rama shkëmben akuza me Bashën dhe Vasilin

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama dhe kryeopozitari Lulzim Basha kanë shkëmbyer akuza në distancë lidhur me qëndrimet e shefit të ekzekutivit në raport me median. Basha e akuzoi Ramën se po nxit dhunë dhe urrjetje ndaj gazetarëve. Nga ana tjetër, Kryeministri shkroi se të respektosh median nuk do të thotë të pranosh gënjeshtrat dhe shpifjet e gazetarëve. Reagim pati edhe nga kreu i grupit parlametar të LSI, Petrit Vasili, i cili i konsideroi zhvillimet e fundit si një tentativë për të zhvendosur vëmendjen nga krimi.

Retorika dhe qëndrimet e Kryeministrit, Edi Rama, në raport me mediat në javët e fundit është bërë objekti i debatit në rrjetet sociale mes vetë shefit të ekzekutivit, kreut të PD, Lulzim Basha dhe, dhe kreut të grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.

Fillimisht, ishte kreu i selisë blu, i cili kritikoi fjalimin e Ramës në konferencën me temë ?Ditët e Medias?, duke shkruar se fjalët e Kryeministrit nxisin dhunë dhe urrejtje ndaj gazetarëve.

Basha:"Fjalimi i djeshëm i Edi Ramës kundër gazetarëve është fjalim kriminal. Me fjalime të tilla, ai është duke nxitur përditë urrejtjen dhe dhunën ndaj gazetarëve. Gazetarët janë ndër njerëzit më të rrezikuar në botë, shënjestër e shpeshtë e krimit dhe e politikanëve të korruptuar."

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/media-perplas-politiken-rama-shkemben-akuza-me-bashen-dhe-vasilin

Recommended