Ora News – Ditët e medias, gazetari malazez e cilëson skandaloz fjalimin e Ramës
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në ditën e parë të konferencës Ditët e Medias të organizuar nga Komisioni Europian në Tiranë, komisioneri për zgjerim, Johannes Hahn vlerësoi rolin e medias dhe u shpreh se liria e shtypit është një kusht i panegociueshëm për integrimin në BE. Kryeministri Rama nga ana e tij u shpreh se media ka nevojë të kuptojë rolin e saj informues ndërsa fjalimit të tij iu kundërvu një gazetar malazez. Pjesëmarrëse në këtë konferencë ishte dhe Drejtorja e Informacionit të Ora News, Ilva Tare e cila tha se gazetarët tashmë duhet t?i kthehen vlerave të profesionit të tyre.
Me një gjuhë të moderuar, duke shmangur fjalën kazan, përpara komisionerit për Zgjerim Johannes Hahn, kryeministri Edi Rama tha se media në Shqipëri dhe më gjerë duhet të ndërgjegjësohet për rolin e saj informues dhe jo vrasës.

Sipas kryeministrit, Shqipëria e ka krijuar legjislacionin e duhur për pavarësinë e medias, dhe tashmë mbetet emancipimi i tyre në raport me publikun.
Rama: Fjalët vrasin të parat, plumbat vinë mbrapa.E them këtë sepse sot unë besoj që sfida është e dyfishtë, nga një anë për të forcuar lirinë e medias dhe nga ana tjetër për të rritur frymën e përgjegjësisë në përdorimin e kësaj arme që e përsëris ka lindur për të mbrojtur lirinë, vlerat dhe parimet e një shoqërie që beson tek liria e informacionit, që ka nevojë për informacion të lirë dhe jo për të vrarë me fjalë në emër të lirisë së përdorimit të saj.

Ky fjalim i kryeministrit Rama, tashmë i përsëritur në kritikat ndaj medias, nuk u mirëkuptua nga një gazetar malazez, i cili pas ikjes së tij e cilësoi atë si një skandal.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ditet-e-medias-gazetari-malazez-e-cileson-skandaloz-fjalimin-e-rames
Recommended