Report TV - ‘Habilaj’,Prokuroria prova të reja për Nazer Seitin,ndërpritet seanca

  • 6 years ago
Gjykata e Krimeve të Rënda ka ndërprerë seancën për financierin e grupit kriminal ?Habilaj?, Nazer Seitin. Shkak për ndërprerjen e seancës është bërë avokati i të pandehurit, i cili ka kërkuar kohë për t?u njohur me provat e reja të paraqitura nga Prokuroria. Kjo e fundit ka kërkuar masën e sigurisë ?arrest pa afat? për financierin e grupit kriminal, ndërsa gjykata caktoi pak ditë më parë 20 ditë burg për këtë shtetas.
?Seiti me Habilajt kanë udhëtuar drejt Italisë, kanë takuar avokatin e Sabaudin Çelës dhe i kanë dhënë para. Janë përgjuar për vendet ku do të shkarkohej droga?, thotë Prokuroria.

Ndërkohë, sipas Prokurorisë për herë të parë emri i Moisi Habilajt, person nën hetim, del në vitin 2012, kur është arrestuar në operacion Odesa Erson Zhuka, dhe që nga ajo kohë janë bërë hetime dhe nuk është mbajtur në vëzhgim grupi i Moisi Habilajt. Akoma nuk ka një vendim nga Gjykata e Krimeve të Rënda, nëse do të shtyjë masën për financierin e grupit kriminal, për të cilin deri tani ka dy masa në fuqi, njëra për ekstradimin e tij drejt Italisë, që skadon më 14 nëntor.

Recommended