Report Tv - Seanca në Gjykatë / Prokuroria: U gjetën kapsolla të paplasura e shkopinj druri

  • 5 years ago
Po zhvillohet në Gjykatën e Tiranës seanca në ngarkim të 11 të ndaluarve për dhunën e ushtruar nga policëve në protestën e disa ditëve më parë, para Parlamentit. Prokuroria ka dalë në përfundimin se të gjithë të arrestuarit janë identifikuar nga pamjet filmike se kanë qëlluar mbi efektivët e Policisë.

"Të gjithë të pranishmit dallohen nga pamjet filmike që kanë hedhur kapsolla dhe kanë qëlluar policinë. Kjo vërtetohet edhe nga dëshmitë e oficerëve të policisë. Oficerët kanë identifikuar Dorjan Protoduarin dhe të dyshuarit e tjerë që kanë qëlluar mbi ta dhe kanë hedhur kapsolla e tymuese në drejtim të kordonit të policisë."-është shprehur organi i akuzës në seancë.

Më tej, prokuroria ka thënë se janë gjetur lëndë plasëse kapsolla ende të pashpërthyera. Prokurori ka treguar edhe për dëshminë e Ina Nukës, polices së plagosur.

?Gjatë zhvillimit të protestës janë hedhur kapsolla, shishe uje dhe copa druri drejt oficerëve të Policisë. Janë gjetur 4 kapsolla të paplasura, 6 kapsolla të plasura 12 shishe uji, 2 shkopinj druri. Është pyetur policja Ina Nuka dhe ajo ka parë që protestuesit kanë ardhur me kapsolla dhe copa druri. Ina Nuka ka ndjerë erë tymi në shpatullën e djathtë dhe menjëherë ka tentuar të largojë kapsollën, por ajo ka plasur. Kapsolla ka ardhur nga protestuesit. Një tjetër polic ka parë një person që e ka goditur me grusht dhe me shqelma. Nga pamjet filmike dhe nga konfirmimi ka rezultuar se ai eshtë Fluturim Koleci.?

Recommended