Ora News – Tahiri apo Habilajt, përplasen në studio Anila Basha dhe Dashamir Shehi
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gazetarja Anila Basha dhe politikani Dashamir Shehi janë përplasur në studion e Tonight Ilva Tare sa i përket qëndrimeve të tyre për çështjen Habilaj. Sipas Shehit, në një shtet normal ministri apo çdo funksionar i shtetit do të dorëhiqej.

Dashamir Shehi: Sigurisht që Rama ka marrë kosto nga mbrojtja që i bëri Tahirit në Parlament. E ka bërë të përbashkët çështjen. Praktikisht çfarë do të dalë për Tahirin, ka dalë edhe për Ramën. Është e vërtetë që s?ka çështje Tahiri, çështja është vetëm Habilaj. Por në fakt, politikisht ka vetëm 1 çështje, ajo Tahiri. Habilaj janë një grup kriminelësh që 30 Habilaj janë kapur në Shqipëri, do kapen edhe 20 të tjerë. Kjo nuk është se përbën ndonjë të re. Gjëja e re dhe e rëndë është çështja Tahiri. Habilajt janë kriminelë ordinerë. Kemi 4000 të burgosur në Itali për çështje të tilla si Habiljat. Mirpo ministër të Brendshëm nuk kanë kapur asnjëherë italianët.

Anila Basha: Ju po thoni se telefonata mes Habiljave për Tahirin nuk ka asgjë... Janë 2 kriminelë që përmendin një ministër.

Dashamir Shehi: Unë nuk jam prokuror, unë jap mendim politik. Për mua ka vetëm 1 çështje. Çështja Tahiri. Tani a do bëhet çështja Tahiri-Rama apo do ngelet vetëm Tahiri, nuk e di. Na u bënë Habilajt personazh. Ca fshatarë atje që kanë mbjellë drogë si të gjithë të tjerët. 4000 Habilaj ka në Itali. Ne do të merremi me këtë që është në parlament. Pse nuk i ka çuar Policinë e Shtetit për t?ua shkatërruar drogën? Të vendoset në shërbim të krimit? Kjo është gjëja e rëndë për shtetin shqiptar. Habilaj ka dhe të tjerë. Edhe në Itali, edhe në Angli ka Habilaj. Mirpo në Angli nuk ka Habilaj që rrinë me ministrin në makinë. Ja iku ai i shkreti se i kishte futur dorën një goce para 18 viteve.

Anila Basha: Jo një goce, një gazetareje.

Dashamir Shehi: Gazetare, ç?rëndësi ka. Ai ministri në Angli iku, sepse është një shtet që funksionon, që ka dinjitet. Ndërsa ky këtu thotë ?nuk shkoj unë në gjyq politik?. Pse të shkojë në gjyq politik? Këtij çdo ditë nga një çantë me pare, i dalin pasaporta, i dalin letra skafi, motorskafi. Kur ka ndodhur ndonjëherë kështu.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/tahiri-apo-habilajt-perplasen-ne-studio-anila-basha-dhe-dashamir-shehi
Recommended