Ora News – I riu arratiset me pranga në duar, pasi familjarët “sulmuan” policinë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një 26 vjeçar nga Vrina e Sarandës i shpëtoi Policisë me pranga në duar gjatë një aksioni anti kanabis. Ermir Idrizllari arriti të arratiset nga furgoni i policisë pasi familjarë dhe banorë të fshatit sulmuan mjetin e policisë.Gjatë aksionit policia sekuestroi 39 kg kanabis dhe vuri në pranga 6 persona.

Një tjetër i arrestuar i ka shpëtuar policisë me pranga në duar. Rasti i radhës është regjistruar në Vrinë të Sarandës, ku 26 vjeçari Ermir Idrizllari arriti të arratiset i prangosur nga furgoni i policisë pasi ishte vënë në pranga për grabitje dhe posedim të lëndëve narkotike.

Në njoftimin zyrtar policia thotë se i riu u largua nga mjeti i policisë, me ndihmën e disa banorëve, ndërsa Ora News ka mësuar se familjarë dhe fqinj të 26 vjecarit Idrizllari sulmuan mjetin e policisë dhe mes përplasjeve kanë arritur ta shpëtojnë atë.

Idrizllari së bashku me mikun e tij Kosta Pashaj, tashmë në pranga ishin të dyshuar për grabitjen e rreth 30 mijë lekëve në banesën e një shtetasi tjetër, por kontrolli i policisë në banesat zbuloi edhe drogën.

Gjatë aksionit në Vrinë policia arrestoi të atin e 26 vjeçarit Mustafa Idrizllari, të cilit iu kapën në banesë 22 kg kanabis dhe kundërshtoi policinë gjatë kontrollit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/i-riu-arratiset-me-pranga-ne-duar-pasi-familjaret-sulmuan-policine

Recommended