Ora News - Mbledh Konventën - LSI: Emergjencë kombëtare rrëzimi i qeverisë Rama

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

LSI mbledh Konvetën Kombëtare në Pallatin e Sportit ?Asllan Rusi? ku njoftoi nisjen e një marshimi politik për rrëzimin e qeverisë Rama.
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e quajti emergjencë kombëtare rrëzimin e qeverisë dhe foli për një front kombëtar opozitar.
Monika Kryemadhi:? Sfida jonë si një opozitë e përgjegjshme para qytetarëve tanë është që mos të përsërisim gabimet e dhimbshme të së kaluarës së errët. Është pikërisht kjo vetëdije kombëtare që na duhet të zgjojmë në këto momente, për t?i dhënë frymë një misioni politik historik të mobilizimit të ?Frontit Kombëtar Opozitar? në betejën tonë të përbashkët qytetare ,kundër krimit të organizuar në kupolen e narko?qeverise dhe varferisë që kanë kapur prej fyti shqiptarët?.
?Nuk kemi më kohë për të humbur me retorikën politike që bie në veshët e shurdhët të qeverisjes banditeske dhe as nuk do të presim paradën mediatike të fakteve të tjera tronditëse të skandaleve të rradhës të kësaj maxhorance të kapur nga krimi dhe droga? Ne jemi gati të përballemi. Ne duhet të shkundim apatinë kolektive për hir të interesit të përbashkët kombëtar kundër rrezikut.
Kryemadhi foli për një marshim politik pa kthim dhe e quajti emergjencë kombëtare rrëzimin e qeverisë
Monika Kryemadhi: Ne si LSI e kemi marrë këtë vendim për të nisur pa kthim pas ?marshimin tonë politik? për të çliruar shqiptarët nga makthi i drogës, i krimit, i varfërisë, i papunësisë dhe pabarazisë, dhe për t?ju dhënë atyre mbrapsht ?timonin e jetës së tyre? që pabesisht u është marrë peng nga kjo klikë e korruptuar dhe inkriminuar qeverisëse?.
Emergjencë kombëtare është zhdukja e kriminelëve të paprekshëm dhe bandave të veshura me pushtet?
Emergjencë kombëtare dhe shpëtim jetësor për qytetarët tanë rrëzimi i kësaj qeverie të dalë boje në sytë e shqiptarëve dhe të botës, dhe krijmi i një qeverie të re anti-mafia që rikthen stabilitetin, fuqizon ekuilibrat e brendshëm ekonomiko-social për më shumë mirëqenie, si dhe rikthen dinjitetin e Shqipërisë si një vend i NATO-s që kontribuon në sigurinë e rajonit dhe jo si një vend eksportues i trafiqeve dhe kriminalitetit.
Koha tani të ngrihemi në këmbë të nisim marsimin e fitores së madhe, fitorja e shqiptarëve. LSI do të jetë në krye të çdo marshimi.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/lsi-barriere-tepsixhinjve-e-atyre-qe-humbin-patentat-e-krimit/

Recommended