Majko kryeministër i qeverisë tranzitore? Braimllari i LSI-së: 100 herë më i mirë se Rama

  • 5 years ago
sh-deputeti i LSI-së, Endrit Brahimllari i ftuar në emisionin "45 Minuta" të Denis Mingës në Report Tv deklaroi se në datë 16 mars qytetarët do të marrin fatet e tyre në dorë për të larguar qeverinë Rama. Ai tha se pas protestës së të shtunës do të fillojë përgatitjet për një qeveri tranzitore. I pyetur nëse Pandeli Majko, do të ishte njëri nga emrat që do të pranohej për të drejtuar këtë qeveri nëse arrihet konsensusi politik, Brahimllari u shpreh se 'Ka sinjale për zgjedhje të parakohshme parlamentare përderisa artikulohet. Mund të them se dy tre denoncime të Kryemadhit dy-tre muaj më parë u vërtetuan. Nga 16 marsi fillojnë përgatitjet për një qeveri tranzitore. Brenda PS ka socialistë shumë të ndershëm, mjafton që të ikë Rama. Unë nuk flas në emër të LSI-së. Unë kam thënë në një emision që duhet një kryeministër tjetër jo Rama, u artikulua emri i Majkos dhe thashë se është 100 herë më i mirë se nuk është i lidhur me krimin. Por Ballën, jo, ai është i lidhur si Rama".