Ora News - Task forca, Braimllari: Rama bën show që të largojë vëmendjen nga skandalet

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari deklaroi se task forca për të luftuar krimin që do të ngrihet nga qeveria është një shoë e kryeministrit Rama për të hequr vëmendjen nga skandalet që sipas tij kanë përfshirë qeverinë.
Në studion e lajmeve të Ora News, Brahimllari tha se LSI është e gatshme të përdorë të gjitha normat demokratike për të rrëzuar kryeministrin Rama.
Brahimllari: Sa i takon LSI, ne vijmë sot pas konventës dhe dua ta sqaroj që konventa përbëhet nga një numër delegatësh nga e gjithë Shqipëria dhe ata që ishin pjesëtarë në atë konventë janë vetëm ekipet tona drejtuese. Nuk është çështja tek protesta, tek bashkimi me PD. Ne jemi të gatshëm të përdorim çfardolloj norme demokratike e cila ka të bëjë me largimin e njëherë e përgjithmonë e këtij kryeministri që është i kapur nga krimi i organizuar dhe nuk ka guximin për ta lexuar. Edhe shou i sotmë për krijimin e një task force është shou i cili ai kërkon të gjejë argumenta për të devijuar çështjen nga skandalet që po i dalin përdit. Kërkon të inskenojë probleme në këtë vend me qëllim që ai të devijojë cështjen. Nuk e kuptojmë se kundër kujt do ngrihet një task forcë kur ai person i cili drejton task forcën është i kapur nga krimi i organizuar.
Brahimllari paralajmëroi se në ditët në vijim të tjera skandale do të dalin.
Brahimllari: Ne jemi përditë komunikim, jemi përditë në denoncim të akteve që ndodhin nga kjo keqqeverisje. Të jemi i sinqertë me ju çdo ditë këtu ka skandale, çdo ditë do dalin skandale dhe në ditët në vazhdim do dalin skandale, sepse zullumet e kësaj mazhoranca janë aq të mëdha se nuk ke nevojë të kërkosh për fakte, por këto ti sjellin vetë faktet.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/task-forca-brahimllari-rama-ben-show-qe-te-largoje-vemendjen-nga-skandalet/

Recommended