Report TV - Gjosha: Do ndajmë politikën nga krimi

  • 6 years ago
Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, tha se LSI do të ndajë politikën nga krimi dhe do t?i rikthejë dinjitetin shqiptarëve.

"Përshëndetje LSI nga gjithë Shqipëria. Faleminderit shumë që keni ardhur dhe keni udhëtuar nga e gjithë Shqipëria për të qenë sot pjesë e kësaj Konventë të mrekullueshme e cila edhe pse organizohet në kohë zgjedhjesh sërish ka madhështinë dhe forcën e jashtëzakonshme të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ky të dashur miq është një nga momentet më të vështira që po kalon vendi ynë. Filloi me zgjedhjet e 25 qershorit ku gjithsecili prej jush është dëshmitar i blerjes së votës, i presionit të jashtëzakonshëm që ju bë gjithsecilit nga ju jush duke kërcënuar këdo për bukën e gojës, për vendin e punës, vetëm e vetëm që vota juaj të tjetërsohej. Unë e them me bindje të plotë se 225 mijë votat e LSI janë 225 mijë heronj që luftuan deri në sekondën e fundit që vota juaj të shkonte aty ku rrihte zemra juaj. Ka një arsye madhore pse të gjithë ne jemi sot këtu dhe kauza jonë është vetëm një. Të vendosur për të ndarë politikën nga krimi. Ky nuk është vendi për të cilën shqiptarët kanë sakrifikuar jetët e tyre. Fatkeqësisht Shqipëria nuk është vendi ku prindërit duan të rrisin fëmijët. Nuk është vendi ku rinia planifikon të ardhmen. Çdo ditë e më shumë secilit prej nesh po I vritet shpresa dhe unë kam besim te të gjithë ju, te të gjithë ata qytetarë që janë brenda kësaj salle dhe jashtë kësaj salle se së bashku nuk do të lëmë vendin të shkojë drejt humnerës.

Kam besim te të gjitha nënat që me instiktin e tyre mbrojtës që I karakterizon dot të ngrenë zërin përballë gjithë kësaj padrejtësie dhe nuk do të lejojnë kurrë që e ardhmja e fëmijëve të tyre të ngrihet mbi drogën dhe krimin. Kam besim te rinia e Lëvizjes Socialiste për Integrim se rinia shqiptare se do të marri fatin e vendit në dorë për ti dhënë një fytyrë tjetër politikës shqiptare atë imazh që ajo meriton. Sot të gjithë ne jemi vënë përpara një testi, partitë politike janë përpara një testi për të treguar integritetin dhe vlerat që duhet të ketë shoqëria shqiptare. Sot ndërkombëtarët por edhe qytetarët po testojnë vendosmërinë tonë për Reformën në Drejtësi, vendosmërinë tonë për rrugëtimin europian të Shqipërisë. Dhe ne të gjithë në këtë tymnajë por shpeshherë edhe të vështirë për tu kuptuar, një gjë e them me bindje. Qeveria e ka humbur kredibilitetin e saj, e ka humbur funksionin e saj sepse tashmë sytë e tyre janë errësuar përballë tepsisë super të madhe dhe duart e tyre janë të lidhura nga bandat dhe krimi.

Recommended