Report TV - Priten protesta nga opozita, Topalli: Universiteti është kapur nga krimi

  • 8 years ago
Ish kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli është shprehur sot se kapja e universiteteve nga krimi është një arsye më shumë për të protestuar kundër Qeverisë.

?Opozita të dalë në ballë dhe të largojë këtë qeveri?, apeloi Topalli, teksa shtoi se i ka kërkuar edhe kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha për të zhvilluar protesta, dhe ky i fundit i dha të drejtë.

?Kur krimi kap universitetin nuk ka më shpresë?, u shpreh Topalli, e cila shtoi se protestat duhet të shtrihen në çdo qytet.

Ajo tha gjithashtu se alzilkërkuesit shqiptarë janë të parët në Holandë dhe se kjo duhet të alarmojë Qeverinë.

Deklaratat e deputetes demokrate u bënë pas mbledhjes së komisionit të jashtëm, ku ajo ishte e pranishme.

Recommended