Report TV - Humbi gjurmët nga Hamburgu, motra: Është kapur nga autoritetet gjermane, është mirë!

  • 4 years ago
Humbi gjurmët nga Hamburgu i Gjermanisë, më 28 maj, të këtij viti zbulohen gjurmët e te riut. Mësohet se 20-vjeçari Kevin Ademi, që u denoncua si i humbur në emisionin 'Pa Gjurmë', nga e motra e tij është arrestuar nga autoritetet gjermane. Një emigrant shqiptar nga Kukësi, që jeton në Gjermani ndihmoi në gjetjen e të riut duke zbuluar në kohë reale edhe hotelin ku ishte akomoduar Kevin, ku më pas gjatë kërkimeve arriti të mësonte edhe për arrestimin e tij nga autoritetet gjermane.

'Pa Gjurmë' dha lajmin e mirë për një tjetër, ndërsa motra e Kevinit në një lidhje telefonike falenderoi të gjithë ata që kontribuuan në gjetjen e vëllait të saj.Fatmirësisht nuk i ka ndodhur asgjë e keqe, por është shëndoshë e mirë,. Kevin është kapur nga autoritetet gjermane. Falenderoj dy shqiptarët që dhanë informacion në lidhje me vendndodhjen e vëllait", tha motra e Kevinit

I riu nga qyteti i Fierit shkëputi komunikimin me familjen në 28 Maj nga Gjermania, vend në të cilin jetonte prej më shumë se një viti, si azilant. Por gjithçka ndryshoi, kur në 16 janar, 20-vjeçarit i mbaron afati i qëndrimit si azilant, e si pasojë do të endej në kërkim të një vendi pune.

Recommended