Ora News - Shkolla “Ali Agjahu” në Elbasan drejt rikonstruksionit të plotë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Më shumë se 500 nxënës të shkollës ?Ali Agjahu? në Elbasan së shpejti do të kenë mundësi të zhvillojnë një proces mësimor normal, konform kushteve që duhet të plotësojë një institucion i dijes.
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së Elbasanit inspektuan punimet në këtë shkollë.
Balla: Sot jemi këtu për një investim shumë të rëndësishëm të bashkëveprimit midis Bashkisë Elbasan dhe Qeverisë. Rikonstruktohet një prej shkolla më historike të Elbasanit, po të kemi parasysh edhe projektin e saj që është një projekt tipik i shkollave italiane, e ndërtuar shumë vite më parë dhe kishte ardhur koha të rikonstruktohej.
Ka qenë një iniciativë e kahershme e kryetarit të Bashkisë së Elbasanit që çdo rikonstruksion shkolle të përfshijë edhe të gjitha standardet e domosdoshme. Puna e Bashkisë Elbasan është e shkëlqyer. Ne vazhdojmë të merremi me punë, ka ca të tjerë që merren me llafe.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/shkolla-ali-agjahu-ne-elbasan-drejt-rikonstruksionit-te-plote/

Recommended