Ora News – Guroret, Klosi: 99% e këtyre bizneseve nuk zbatojnë lejen mjedisore

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi apeloi bizneset e në veçanti guroret që të ulin nivelin e ndotjes në të kundërt do të penalizohen.
Në forumin e mbajtur për menaxhimin e mbetjeve të ngurta në Shqipëri, Klosi theksoi situatën alarmante ndërsa vendosi sërish në qendër të vëmendjes kompanitë që ndotin ambientin duke mos respektuar lejet mjedisore.
Klosi: Të zbatohet leja mjedisore. Ministria e Mjedisit ka dhënë qindra leje mjedisore për guroret dhe në masën 99% nuk zbatohet leja. Në masën 99%, ai biznes që merr përsipër të bëjë biznesin duhet të marrë përsipër të bëjë edhe investimin. Të bëjë biznes por të respektojmë jetën e qytetarit.
Në lidhje me menaxhimin e mbetjeve në vend, Klosi kërkoi nga bashkitë që të mendojnë zgjidhje afatgjata për të ndryshuar një realitet të hidhur që i ka shndërruar lumenjtë në landfille.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/guroret-klosi-99-e-ketyre-bizneseve-nuk-zbatojne-lejen-mjedisore/

Recommended