Ora News - Përafrimi me BE, Klosi: Politikat mjedisore kërkojnë 70 ndryshime ligjore
  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Në kuadër të çeljes së negociatave me BE, ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka nisur diskutimet për përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë të BE. Në fjalën e tij ministri Blendi Klosi tha se politikat mjedisore kërkojnë të paktën 70 ndryshime ligjore sipas direktivave të BE.

Klosi: Edhe në këtë kuadër edhe diskutimi i sotëm është për shumë pika që kanë të bëjnë me kapitullin 27, i cili shënon të paktën 70 ndryshime ligjore, për të cilën çdo njërën prej tyre ne duhet të kemi një diskutim të hapur publik.

Për këtë Klosi kërkoi angazhimin e grupeve të interesit për të patur një Shqipëri më të pastër dhe më pranë BE-së.

Klosi: Ftesa e ministrisë së Mjedisit është për të tre komunitetet, për akademinë dhe për trupën pedagogjike, pasi e gjejmë të udhës që ne na duhet shumë që të kemi bashkëpunim të drejtë me ju.

Ministri theksoi se janë marrë masat për reduktimin e ndotësve të mëdhenj si dhe për lehtësimin e raporteve të biznesit me administratën.

Klosi nuk la pa përmendur edhe vështirësinë e kapitullit 27 duke kërkuar edhe hapjen e diskutimeve me opinionin publik.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/perafrimi-me-be-klosi-politikat-mjedisore-kerkojne-70-ndryshime-ligjor

Ndiqni emisionin këtu: https://youtu.be/iWAXm3LAuDA
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended