Report TV - Aktivist i të Drejtave të Njeriut Ottokar:LGBT të drejta universale

  • 6 years ago
Qëndrimet homofobike dhe transfobike, të kombinuara me mungesën e mbrojtjes së duhur ligjore, është qëllimi i vizitës së Boris Ottokar Dittrich, nje personalitet hollandez qe advokon për të drejtat e njeriut, kryesisht te drejtat e komunitetit LGBT. Dittrich shprehet se komuniteti LGBT në Shqipëri ka shumë probleme.
?Eshtë hera ime e tretë në Shqipëri dhe dua të shikoj ecurinë e te drejtave të komunitetit LGBT. Ndaj, do të takohem me zyrtarë të qeverisë dhe aktivistë të të drejtave te LGBT që të shoh nga afër ku ndodhet Shqipëria në raport me këto të drejta dhe çfarë duhet bërë më tej. Pjesë e vizitës është të kuptoj edhe se nga varet kjo, nga mosdija, injorimi,apo indiferenca. Njerëzit në Shqipëri duhet të kuptojnë se të drejtat e LGBT janë universale.?, tha Boris Ottokar Dittrich.

Boris Ottokar Dittrich do të zhvillojë takime me anetare te Parlamentit, Ministren e Shëndetësisë dhe atë të Arsimit, si dhe Avokaten e Popullit dhe Komisioneren kundër Diskriminimit.

?Do te flas me ta rreth legjislacionit, për jetën e përditshme të personave LGBT dhe diskriminimin e tyre sepse di që ka ende probleme në vend, si bulizmi në shkolla apo vështirësi që hasen për të gjetur një punë të mirë kur pranon që je gei apo lezbike. Shqipëria kërkon të bëhet pjesë e familjes europiane, ndaj e quaj me vend të adresohen këto probleme.?, u shpreh Dittrich

Recommended