Ora News – Basha: Shteti i krimit është shpalosur në mijëra faqe të drejtësisë italiane

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vijuar me akuzat e tij ndaj qeverisë dhe kryeministrit Rama. Në një status në FB, Basha thotë se shteti i krimit është shpalosur në mijëra faqe në drejtësinë italiane. Basha shprehet se alternativa e Ramës për qytetarët është dhuna dhe burgu, ndërsa mbron trafikantët.
Lulzim Basha, i është rikthyer akzuave ndaj qeverisë, duke theksuar se shteti i krimit është shpalosur dhe në mijëra faqe të drejtësisë italiane.
Në Facebook, Basha shkruan se Edi Rama është i vetmi Kryeministër që alternativë për qytetarët ka dhunën, presionin dhe burgun, ndërsa sipas tij mbrojtjen, kujdesin dhe lehtësitë i ka për trafikantët me të cilët fiton dhe ndan pushtetin.
Basha: Një shtet që funksionon i gjithi në shërbim të trafikantëve. Një shtet ku ministri i brendshëm është shefi i madh i bandës. Një shteti ku Rama vetë i bëhet pengesë drejtësisë duke e mbrojtur Tahirin teksa bën gati gijotinën për të varfrit që s?kanë mundësi të paguajnë ujin.
Sipas kryetarit të Partisë Demokratike, një Kryeministër i përgjegjshëm s?do gjente qetësi derisa të krijonte mundësi për qytetarët e tij.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-shteti-i-krimit-eshte-shpalosur-ne-mijera-faqe-te-drejtesise-italiane/

Recommended