Ora News – Ndreu: Opozita ka zgjedhur rrëmujën, s’refuzuam kërkesën për radarët

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Opozita, PD-LSI, pati një qëndrim të unifikuar edhe ditën e sotme në Komisionin e Sigurisë, duke bojkotuar pasi sipas tyre nuk ju pranua nga mazhoranca kërkesa për seancë dëgjimore lidhur me atë që opozita e cilëson skandalin me radarët.
Por deputeti i PS-së në Komisionin e Sigurisë, Pjerin Ndreu, deklaroi në intervistën e mbrëmjes në Ora News, se mazhoranca nuk refuzoi kërkesën e opozitës por i kërkoi kësaj të fundit ta paraqesë me shkrim dhe të nënshkruar nga 6 deputetë siç e parashikon dhe rregullorja për raste të tilla.
Sjellja e sotme e opozitës, për Ndreun, është në vazhdën e strategjisë së rrëmujës që ajo ka zgjedhur për të bërë aksionin e saj politik.
Ndreu: Kjo sjellje nuk është e re për ne, është në vazhdën e asaj strategjisë së rromujës që opozita ka zgjedhur për të bërë politikë. Sot nuk kishte asnjë arsye për të bërë këtë turbullirë. Është bërë një kërkesë normal nga deputeti Luan Rama. Në bazë të rregullores, kryetarja e komisionit qartësisht i tha që duhet ta bëni me shkrim kërkesën dhe të firmosur minimalisht sipas kërkesës së rregullores nga 6 deputetë.Nuk ua refuzoi njeri. Thjesht ju kërkua ta bëjnë në respekt të rregullores. Nuk e refuzoi njeri.
Tani këto tekat e opozitës se duhet patjetër sot, kur e dua unë dhe kur e them unë, kjo është një formë të sjelluri që opozita e ka pas, tani si duket PD ka infektuar dhe LSI dhe vazhdojnë ta bëjnë kështu rrugën bashkë.Kjo nuk është e drejtë.Komisioni ka një axhendë nuk është parlament ku mund të bësh dhe politikë dhe mund të flasësh në foltore dhe gjëra të tjera. Ka një axhendë të përcaktuar, diskutohen projektligje merren dhe drejtues institucionesh dhe pyeten për gjëra të ndryshme që shqetësojnë opinionin politik dhe vetë parlamentin, që ka indicie mbi bazën e të cilave ne kërkojmë sqarime publike. Kjo axhendë sot u miratua.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ndreu-opozita-ka-zgjedhur-rremujen-srefuzuam-kerkesen-per-radaret/

Recommended