Ora News - Aksi Lin-Pogradec përfundon vitin tjetër
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri, shoqëruar nga Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar Afrim Qendro inspektuan ecurinë e punimeve në dy prej kantiereve të rëndësishme në Qarkun e Korçës.
Ndalesa e parë ishte në aksin rrugor Korçë-Ersekë ku ministri Gjiknuri njoftoi se shumë shpejt do të kryhen procedurat për fillimin e punës së Lotit të dytë të kësaj rruge.
Gjiknuri: Jemi tek pjesa e fundit e lotit të parë Korçë-Ersekë. Siç po shikohet, këtu është pjesa fundore e rrugës e cila gati ka përfunduar. Ka edhe një pjesë punimesh që po zhvillohet në dalje të Korçës. Pikërisht, këtu do të jetë edhe nyja lidhëse me rrjetin ekzistues dhe shumë shpejt fillimi i projektit të ri, loti i dytë i rrugës Korçë-Ersekë ku Bashkia e Kolonjës do të lidhet përfundimisht me rrjetin kombëtar rrugor. Këto punime do të përfundojnë shumë shpejt dhe besoj vitin tjetër do të bëhen procedurat për të filluar punimet pjesa tjetër, pra pjesa e dytë e rrugës drejt Kolonjës.
Puna po vazhdon edhe në një tjetër kantier, atë të aksit rrugor Lin-Pogradec për të cilin do të akordohen edhe fonde të tjera nga rialokimet e këtij fundviti.
Qendro: Sot po inspektojmë punimet në dy lotet, aksi Lin-Pogradec dhe tuneli në hyrje të qytetit të Pogradecit. Në lotin e parë, po hedhim shtresën e fundit asfaltike e cila do të bëjë të mundur që rruga të jetë e kalueshme me parametra. Në vitin që vjen të mbyllim të gjithë elementët e tjerë të sinjalistikës, ndriçimit, gjelbërimit. Këtu ku po flasim, në tunelin e hyrjes së Pogradecit kanë mbaruar në masën më të madhe punimet. Jemi në fazën e ndërtimit të pjesëve të kollonatave të këtij tuneli dhe mendojmë që me financimet që do të jepen për vitin që vjen do të përfundojë edhe kjo vepër.
Ministri Gjiknuri gjeti rastin të nxisë kompanitë të ecin përpara drejt përfundimit në kohë të veprës.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/aksi-lin-pogradec-perfundon-vitin-tjeter/
Recommended